Djali  i Fredi Belerit kandidat për bashkinë e Himarës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i “Omonias” Marin Suli ka deklaruar se djali i Fredi Belerit do të kandidojë për bashkinë e Himarës.

Në një intervistë me Skype në Top News, në “Breaking” me Fiori Dardhën, ai deklaroi se do të jetë i biri i tij ai që do të “vijojë betejën” e të atit.

“Një nga kandidatët më kryesorë mund të jetë prapë emri i Fredi Belerit, por me një artificë ligjore… të kandidojë i biri i tij. Kështu që në fletën e votimit prapë zoti Rama, do lexojë Petro Dhionisios Alfred Beleris”, tha Suli.

Kujtojmë se Beleri u zgjodh eurodeputet i partisë së kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis, ndërsa ndodhet ende në burgun e Fierit, i akuzuar për blerje votash.

Share This Article