Djali i Trumpit: Koha t’i kthejmë në shtëpi ushtarët amerikanë në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I biri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump Jr. i ka dalur krah senatorit amerikan, David Perdue, i cili sot ka shkruar në “Twitter” se SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.

“Pajtohem. Janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë. Ka ardhur koha t’i kthejmë ata në shtëpi”, shkruan Donald Trump Jr.

Perdue, senatori nga Gjeorgjia, kishte shkruar më herët në “Twitter”  se SHBA-ja do të duhej ta rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.

Sipas tij, “nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, SHBA-ja ta rishqyrtojë praninë e saj atje”. 

E statusi i tij në “Twitter” ndërkohë është shpërndarë edhe prej të dërguarit të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell

Share This Article