Djali i vdiq në komisariat, babai: I ka ngelur në dorë policisë, nuk ka shenja trupi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Familja e Ilvi Metës ka hapur dyert e mortit këtë të enjte. Babai i tij, Agimi, ka folur për mediat në lidhje me dyshimet që ka për këtë ngjarje.  Ai tregoi se lajmin e ka mësuar nga lajmet. 

“Lajmi që morëm vesh ishte shumë i hidhur.  Ndodhesha në punë, kur isha në punë. Kur erdha pasdite vetëm tek lajmet e dëgjova”, tha ai.

Babai i viktimës  pretendon se kur ka shkuar në polici nuk e kanë pranuar fare që të shohë djalin. Madje thotë se djali nuk është vetëvarur, por është dhunuar.

“Kur kam shkuar tek policia nuk më pranonin fare. Nuk më pranonin fare, ik se i dimë vetë punët. Kanë gjetur pretekst sikur ka varur veten. Nuk m’u përgjigjen fare”, tha Agim Meta.

“Në polici mesa kuptoj unë i kanë bërë dhunë që të firmoste një procedurë që dyshonin ata. Nuk ka shenja trupi mesa kemi parë ne. Po të jetë i vetëvrarë ai mund të ketë shenja tek fyti, nuk është i nxirë them që i ka ngelur në dorë policisë”, shtoi më tej ai.

Share This Article