Djali i Wesley Clarkut kishte paralajmëruar teorinë e Trumpit për injektim me dezinfektues kundër koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Wesley Clark Jr., i biri i ish-komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, kishte paralajmëruar një muaj më parë se presidenti amerikan mund të dalë me teorinë për injektim me dezinfektues kundër koronavirusit.

Ideja e injektimit me dezinfektues, vjen pasi kohë më parë ai ishte shprehur shumë pro ilaçit cloroquine. Si pasojë e deklarimeve të Trumpit një burrë në Arizona kishte vdekur pasi kishte provuar të parandalonte koronavirusin duke marrë këtë kemikal.

Atë kohë, më 23 mars, Wesley Clark Jr. kishte reaguar përmes Twitterit duke thënë se “pyes veten kur do t’ua rekomandojë ndjekësve të tij të pinë zbardhues për t’u mbrojtur nga koronavirusi”.

Ky postim tani ka nisur të bëhet trend në rrjete sociale, pas kërkesës më të re të Trumpit.Wesley Clark@WesClarkjr

I wonder when he’s going to recommend his followers drink bleach to guard against the virus. http://www.phoenixnewtimes.com/news/covid-19-remedy-touted-by-trump-kills-arizona-man-wife-critical-11460391 … via @phoenixnewtimesArizona Man Dies After Trying Substance Touted by Trump to Treat COVID-19Chloroquine phosphate is commonly used to clean fish tanks.phoenixnewtimes.com4,796Twitter Ads info and privacy1,707 people are talking about this

Share This Article