“Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun”, ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Djali i Parashqevi Simakut nuk ka pranuar të takonte nënën e tij, u shpreh ish-bashkëshorti i artistes, Robert Nolfe, në një intervistë ekskluzive për “Top Story”.

Sipas tij, i vetmi rast kur djali ra dakord ta takonte nënën e tij ishte sot, pas ndërmjetësimit të Elton Ilirjanit.

“Ne kemi pyetur nëse donte ta takonte dhe ai ka thënë jo deri dje. Sot e pyeta nëse ishte i gatshëm dhe ai tha po. Unë i kam dhënë një deklaratë me shkrim Eltonin, dua vetëm që familja të ribashkohet dhe ajo të jetë thesari i humbur që është rigjetur. Fundi është i bukur dhe kjo histori do të mbarojë e bukur”, tha Nolfe.

Share This Article