Djegia e banerit për UÇK-në, Rama: Mjeranët që djegin simbole e forcojnë kujtesën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas djegies së banerit ‘Liria ka emër’ në Graqanicë, nismë kjo e filluar nga PDK’ja pas arrestimit të ish-krerëve për krime lufte.

Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka thënë se ata që djegin simbole e postera, vetëm se e forcojnë kujtesën kolektive, shkruan Gazeta Express.

“#LiriaKaEmër dhe mjeranët që djegin flamuj, simbole apo postera, thjesht forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e Lirisë…”, ka deklaruar i pari i ekzekutivit të Shqipërisë.

Përgjatë ditës së sotme, disa persona të panjohur në Graqanicë kanë djegur banerin ‘Liria ka emër’.

Share This Article