Djegia e shkollës, Hajdari: Do jap rrogën për ta riparuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, pas pamjeve të mbrëmshme ku disa militantë i vunë flakën një shkolle në Shkodër me qëllim djegien e materialeve zgjedhore që gjendeshin në të.

Djegien  e shkollave, Hajdari e cilëson një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare ndërsa thotë se ka vendosur që pagën e saj mujore ta dhurojë për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj.

“Të dashur demokratë,

Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare.

Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokratë dhe as socialistë por thjesht servilë të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: -Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier!’

Le të jetë paga ime fillimi i një fushate ndërgjegjësimi nga çdo shqiptar që kërkon një Shqipëri si Europa.

Me respekt,

Rudina A. Hajdari”, shkruan deputetja.

Share This Article