Tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë ditën e djeshme, ka prekur dhe lënduar shpirtrat e të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Përveç nismës së shpallur nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për rindërtimin e tre shtëpive të shkatërruara, skuadra Kombëtare ka filluar fushatën për mbledhjen e fondeve për të dëmtuarit e kësaj fatkeqësie, për të ndihmuar sa më shumë familje, duke ju përgjigjur thirrjes së Presidentit Duka për një fushatë të gjerë ndihme kombëtare e ndërkombëtare.
Në rrjetet sociale të gjithë lojtarët kanë shpërndarë thirrjen e tyre, ku të gjithë shqiptarët mund të japin kontributin e tyre.
“Ne, djemtë e ekipit Kombëtar shqiptar kemi ndërmarrë nismën për të kontribuar financiarisht për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë e hapur nga grupi. Ne jemi një skuadër e pandarë dhe së bashku do t’i kalojmë këto momente të vështira për vendin tonë”, shkruajnë djemtë kuqezi në faqet e tyre, ku publikojnë dhe të dhënat ku secili mund të japë kontributin.
Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë bankare:
Monedha: LEK Union Bank Swift Code UNALALTR IBAN: AL79214111060117141628020118
Monedha: EUR Union Bank Swift Code UNALALTR IBAN: AL73214111060117141628020129
Monedha: USD Union Bank Swift Code UNALALTR IBAN: AL67214111060117141628020140