Do çmontohen pas Botërorit, një nga stadiumet e Katarit mund t’i dhurohet Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për herë të parë një Kupë Bote zhvillohet në Katar. Ky shtet i vogël në Lindjen e Mesme ka bërë shpenzime marramendëse për të ndërtuar 8 stadiume të jashtëzakonshme.

Por për një shtet që numëron rreth 3 milionë banorë është e tepërt mbajtja e stadiumeve me një kapacitet të tillë.

Prandaj është vendosur që një pjesë e tyre të dhurohen për shtetet në zhvillim. I ftuar në emisionin “Rudina”, Xhevdet Zeka, deklaroi se një nga këto stadiume është në plan që të shkojë në Kosovë.

“Njëri nga këto stadiume mund të jetë në plan për t’ju dhuruar Kosovës thamë mbrëmë me Enkelejdën tek emisioni jonë.

Është në plan që një nga këto stadiume të shkojë në Republikën e Kosovës”, u shpreh Zeka.

Kupa e Botës nisi të dielën (20 Nëntor) me sfidën e Katarit përballë Ekuadorit. Organizatorët e kompeticionit humbën me rezultat 2 me 0. Kupa e Botës do të përfundojë më 18 Dhjetor.

Share This Article