“Do dal shumë shpejt nga burgu”, Beleri: Nuk kam pasur qëllim të bëhem politikan grek

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Jam krenar që jam mirëpritur nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.” Kështu është shprehur eurodeputeti në Parlamentin Europian, Fredi Beleri në një intervistë për median greke, ERT. Beleri shprehet optimist se do të dalë shumë shpejt nga burgu.

“Ka kërkesë që të lirohem me 2/3 e dënimit si çdo i burgosur në Shqipëri. Kam vuajtur 2/3, ka shumë mundësi që gjykata shqiptare të vendosë të më liroj. Konsideroj se leja që më është dhënë është një lëvizje de-përshkallëzimi, por nuk e di hapin tjetër”, tha ndër të tjera Fredi Beleri, i dënuar nga gjykata shqiptare me akuzën e blerjes së votës në zgjedhjet e majit 2023.

“Nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im të bëhem politikan në Greqi”, u shpreh më tej ai.

“Fatkeqësisht këto reagime nga pala shqiptare na detyruan të kem një përgjigje. Mendoj se përgjigja ishte më e përshtatshme”, thekson në intevistën e tij, Fredi Beleri.

Share This Article