ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në 7 hours ago
Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City 7 hours ago
Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia 7 hours ago
Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar 7 hours ago
Dëshmitë speciale: Mbretëria e Bashkuar ia konfirmon lejen mbrojtjes së Thaçit për një dëshmitar në Gjykatën Speciale 8 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Do jetë Boris Johnson apo Rishi Sunak? Beteja përfundimtare për vdekje

albnews by albnews
21 October, 2022
in Opinion, UK
0
Do jetë Boris Johnson apo Rishi Sunak? Beteja përfundimtare për vdekje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Katy Balls, SPECTATOR

Liz Truss nuk është më kryeministrja e Britanisë së Madhe. Konservatorët po planifikojnë të zgjedhin liderin e tyre të tretë për këtë vit brenda një jave. Çfarë mund të shkojë keq? Fushata tashmë po ngushtohet- si kancelari Jeremy Hunt ashtu edhe ish-sekretari i nivelit të lartë, Michael Gove e kanë përjashtuar veten. Një fushatë e medieve sociale po promovon Penny Mordaunt- edhe pse figura të afërta me kryetaren e parlamentit thonë se nuk është një llogari zyrtare. Deputetët do t’i zvogëlojnë kandidatët në dy të fundit- më pas do t’i kalojnë anëtarësisë për një vendim të shpejtë nëse finalistët nuk arrijnë një marrëveshje xhentëlmenësh.

RelatedPosts

Incident në parkun e lojërave, humb jetën 12-vjeçari në Britani

Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia

Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar

Në fillim të këtij muaji, në një analizë kam parashtruar katër skenarë se si mund të shkojnë gjërat. Dy prej tyre janë më të prekshëm së fundmi: Rishi deri në Krishtlindje ose rikthimi i Borisit.

Le të fillojmë me të parin. Rishi Sunak, që doli i dyti në garën e fundit për lidershipin, ka qenë dukshëm i qetë teksa qeverisja e Truss po shpërbëhej. Mbështetësit e tij thonë se arsyeja se përse ka munguar gjatë kësaj kohe ka qenë që ta linte atë të ‘zotëronte momentin’. A mund të arrijë Sunak në përfundimin se tani është radha e tij? Emri i tij shfaqet rregullisht mes deputetëve që përpiqen të gjejnë se kush mund të jetë personi më i mirë për të pastruar rrëmujën aktuale.

Mbështetësit e tij janë të gatshëm që të vënë në dukje se ai kishte parashikuar dhe paralajmëruar shumë gjëra që ndodhën gjatë qeverisjes jetëshkurtër të Truss- që nga rritja e normave të interesit për kreditë deri te goditja që mori paundi. Situata e ndërlikuar ekonomike në të cilën ndodhet vendi, do të thotë se ka deputetë që nuk e mbështetën Sunak herën e kaluar, të cilët mendojnë se ai mund të jetë personi i duhur për këtë moment.

Por kritika më e madhe që merr Sunak, kur deputetët diskutojnë për perspektivën e tij, është uniteti i partisë. Ka ende besnikë të Boris Johnson që e fajësojnë ish-kancelarin për rrëzimin e tij. Kjo është përhapur edhe në një pjesë të bazës. Deputetë të tillë si Nadine Dorries dhe Jacob Rees-Mogg ndoshta do ia bënin jetën shumë të vështirë Sunak nëse do të shkonte në kryeministri. Fakti që dy të fundit mund të shkojnë për votim para anëtarësisë, do të thotë se gjërat mund të shkojnë kundër Sunak- pavarësisht se kush është kundër tij.

Këtu del në skenë Boris Johnson. Ish-kryeministri raportohet se është gati të hedhë dorashkën në ring. Disa deputetë kanë nisur që tani të kërkojnë rikthimin e tij. Paul Bristow tha se mesazhi i fortë që ai ka marrë nga zgjedhësit e tij është ky: Kthejeni Borisin. Mbështetësit e tjerë si Dorries thonë se Johnson është i vetmi opsion që shmang nevojën për zgjedhje të parakohshme- duke qenë se ai ka tashmë një nga mandat nga zgjedhjet e vitit 2019. Po ashtu është e vërtetë se mungesa e Johnson ka bërë që disa deputetë të mendojnë më pozitivisht për kohën kur ai ishte në pushtet. Ai është gjithashtu personi, tek i cili partia shkon kur është në krizë- përveç faktit, sigurisht, kur ai është shkaku i saj. Megjithatë, largimi i Truss është kaq i shpejtë pas Johnson, sa për shumë deputetë, plagët janë ende të hapura. Një ish-ministër i kabinetit tha se do të ishte qesharake që të rikthehej pasi e la detyrën pak muaj më parë.

Nëse finalja do jetë Sunak vs Johnson, është e vështirë të shohësh një marrëveshje xhentëlmenësh, ku njëri i premton humbësit një rol të lartë në mënyrë që të mos shkohet para anëtarësisë. “Do të jetë një betejë përfundimtare për vdekje,” parashikon një deputet konservator. Johnson ka pak dashuri për Sunak. Mbështetësit e Sunak që tani janë të shqetësuar se nëse ai do dilte si kryesues, dhe do fitonte disa mbështetës të pamundur, Johnson do të garonte vetëm për ta ndaluar atë. Një javë është një kohë e gjatë në politikë- dhe java e ardhshme mund të jetë nga më dramatiket deri më tani.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në

Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në

1 September, 2025
Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City

Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City

1 September, 2025
Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia

Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia

1 September, 2025
Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar

Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar

1 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result