“Do jetë diçka e bukur të shkosh në Europian”, Strakosha para Bullgarisë: Jemi gati, çdo ndeshje ka vlerë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria sfidon Bullgarinë nesër në “Air Albania”, në një  test miqësor. Në konferencë për shtyp përkrah trajnerit Sylvinho, doli portieri Tomas Strakosha.

Debutimi në Premier League, alternimi me Berishën, si ndihesh? “Jam krenar për debutimin në Premier League, në kombëtare mendon trajneri, kushdo duhet të jetë gati dhe të ndihmojë skuadrën për të arritur objektivin. Futemi gjithnjë për të fituar, çdo ndeshje është e rëndësishme për të krijuar një skuadër solide dhe është e rëndësishme të kenë minuta ata që luajnë më pak për t’ju ndjerë të rëndësishëm.

Për mua është gjëja më e bukur të luaj në Premier League, jam i lumtur. Besoj se kam cilësitë për të luajtur, objektivi tjetër është të luaj në Europian.

Jemi të lumtur, grupi është shumë pozitiv kjo është ajo që na ka munguar këto vite. E meritojmë kualifikimin duke arritur edhe vendin e parë, jemi të bashkuar dhe ndaj vijnë edhe rezultatet. Lojtarët nuk ndryshojnë shpesh tani dhe në kombëtare nuk ke kohë për të krijuar grupin, kjo na ka munguar me Rejën dhe Panuccin. Kjo është meritë e trajnerit, jemi afër njëri-tjetrit dhe kjo duket edhe në fushë”.

Share This Article