“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike nuk do ta ankimojë Avokatin e Popullit në Gjykatën Kushtetuese. Ka qenë vetë kreu i PD, Sali Berisha, i cili në mbledhjen e Kryesisë deklaroi se PD nuk do të merret me këtë çështje.

Sali Berisha: Duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë, se ka 98% të pushtetit, nuk bën diferencë se shkon 99%. 

Por të sqarojmë qytetarët, po ata deputetë që firmosën për Shabanin, po me firmën e tyre, tërhoqën me firmë, me nënshkrim firmat e dhëna për Shabanin dhe e bënë ketë brenda afateve ligjore.

Topalli: Jo mor, mos e gëzoftë.

Berisha: Ta gëzojë. Ne nuk do merremi as në Gjykatën Kushtetuese. Ky ishte gabim dhe ne duhet ta pranojmë.

Share This Article