Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin e terroristit të ISIS-it, Komron Zukhurov, drejt Gjermanisë.
Zukhurov ishte në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania teksa prej kohësh strehohej në Shqipëri.
”BalkanWeb” raporton se 24- vjeçari nga Taxhikistani do ekstradohet për në Gjermani.
Nga përgjimet Zukhurov rezultoi se kishte ardhur në Shqipëri për të kryer një sulm terrorist kundrejt 40 mijë dollarëve shpërblim.
Kushti i vetëm i këtij ekstradimi është që Zukhurov të mos ekstradohet në vendin e tij, Taxhikistan, pasi avokati i tij Asllan Dogjani ka thënë se ai është keqtrajtuar dhe dhunuar nga regjimi diktatorial i vendit aziatik, duke shpërndarë edhe foto nga shenjat e trajtimit të dhunshëm që i kanë bërë aty 24- vjeçarit.