Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se në katër komunat në veri, Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok dhe Mitrovicën e Veriut do të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
Ai u shpreh se duhet të caktohet fillimisht data dhe kriter është zhvillimi i një fushate të barabartë e paqësore. Kurti theksoi se nuk ka asnjë garanci për mospërsëritjen e zgjedhjeve të 23 prillit dhe bojkotin nga Lista Serbe.
“Së pari, janë dy gjëra të ndryshme de-eskalimi dhe normalizmi.
Normalizimi nënkupton zbatimin e marrëveshjes që kemi bërë të Bruksleit dhe aneksit të Ohrit, dhe me 26 prill ka pasur një propozim për sekuencimin me 12 hapa. Por jo është në fushën e normalizimit dhe negociatat kanë vazhduar se s’kemi qenë të kënaqur.
Këto 3 pika kanë të bëjnë me de-eskalimin, për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komuna, policia të mos veprojë në afërsi të këtyre objekteve, por këto tre pika unë u kam thënë që në masë të konsiderueshme qeveria ka shprehur gatishmëri, sepse për zgjedhje të parakohshme ne jemi dakord, që do rregullojë çështjen e kryetarit në Komunën e Leposaviccit. Unë nuk mendoj se duhet të ketë mënyra të tjera të drejta e ligjore për të larguar kryetarët e zgjedhur, legjitimiteti është i vakët, dolën pak njerëz në zgjedhje dhe s’është faji jon. Dorëheqja është kat moral, s’mund t’ia imponosh.
Nuk ka faj Lulzim Hetemi që është kryetar komune, por Beogradi dhe Lista Serbe që nuk morën pjesë në zgjedhje dhe kandidati që garoi në një mënyrë e joshën apo detyruar që të dalë nga fushata. Unë jam dakord që kur zgjidhet një kryetar i ri, të ketë pranim, dorëzim zyrtar e paqsor të detyrës që do ndihmonte në de-eskalim. Kjo pikë për zgjedhje po, duhet të caktojmë datën dhe të ketë fushatë paraprake të drejtë, pa kërcënime e pa bojkote.
Faktorët ndërkombëtarë e SHBA i kemi lutur të mos shkojmë nga një dështim në një tjetër. Por nuk ka garanci që 3.5 % të bëhet 60-70 %”, u përgjigj Kurti pyetjes së gazetarëve në lidhje me planin 3 pikësh të BE-së.
Sa i takon kërkesës për largimin e policisë nga objektet komunale, Kryeministri u shpreh se largimi i esktremistëve të dhunshëm nga shoqëria është kryesor. Sipas tij, Policia ndodhet në objektet komunale pasi në Zveçan pas zgjedhjes së kryetarit të ri, u konstatua arsenal për luftë.
“Unë besoj se ajo që ndihmon është që esktremistët e dhunshëm ose të përballen me drejtësinë ose të shkojnë në Serbi. Largimi nga shoqëria i këtyre ekstremistëve të dhunshëm ndihmon shumë.
Për ta larguar kryetarin nga objekti komunal, bëhet me zgjedhje. Policia jonë është në ndërtese sepse në Zveçan gjetëm arsenal për luftë”, u shpreh ai.
Kryeministri u ndal më tej dhe te deklarata e deputetes britanike Alicia Kearns mbi kontrabandën e armëve nga Serbia me autoambulancë në kishat ortodokse në Kosovë.
Kurti u shpreh se qeveria ka informacione se autoambulancat mbanin armë, ndërsa theksoi se në lidhje me këtë çështje do të zhvillojë një takim me përfaqësues të NATO-s dhe komandantin e KFOR.
“Kemi informacion se autoambulancat janë përdorur për të mbartur armatim. Sot do kem takim me përfaqësues të NATO-s dhe komandantin e KFOR për këtë gjë. Po mbledhim informacion. Brenda kësaj jave duhet të dihet kjo çështje”, tha Kurti.