• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, June 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Do niste punë më 1 gusht/ Zbulohen të papriturat që shtynë hapjen e kampit në Gjadër

Do niste punë më 1 gusht/ Zbulohen të papriturat që shtynë hapjen e kampit në Gjadër

by albnews
2 August, 2024
in Albania
0
93
VIEWS

Në Shqipëri, në qendrën e Gjadrit, cila do të presë migrantët që do të strehohen aty në bazë të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, punimet vijojnë ende.

Hapja e saj, e parashikuar më 1 gusht, është shtyrë dhe për disa javë, për shkak të të papriturave që shoqëruan ngritjen e saj në një territor të shkretë, ndërkohë që qendra në Portin e Shëngjinit, ku migrantët do t’i nënshtrohen një procesi verifikimi, është gati. Marrëveshja e cila parashikon të dërgojë në Shqipëri, migrantët e kapur në det nga autoritetet italiane, është kritikuar gjerësisht nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut

Dikur Gjadri njihej si një nga bazat e rëndësishme të ushtrisë shqiptare. Muajt e fundit emri i kësaj zone po lakohet gjithnjë e më shpesh, pasi aty po ndërtohet qendra ku do të priten migrantët që do të mbërrijnë në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Fillimisht ishte parashikuar që migrantët e parë të mbërrinin në Shqipëri që në muajin maj. Më pas, gjatë vizitës së saj në qershor, në portin e Shëngjinit, në qendrën e pritjes së parë për migrantët, kryeministrja Meloni, njoftoi 1 gushtin si datën e nisjes së këtij operacioni, i cili është shoqëruar me debate të shumta dhe në Itali, për shkak të kostove të larta që shkojnë në qindra milionë euro.

Ambasadori italian Fabrizio Buçi, shpjegon për Zërin e Amerikës, se ndërtimi i qendrës në Gjadër, hasi në pengesa të papritura e që nuk mund të ishin parashikuar. “Faktori i parë, lidhet me natyrën e terrenit, i cili ishte i shkrifët. Nuk mund të ndërtonim mbi një truall që nuk ishte i qëndrueshëm. Për pasojë na u desh të bënim një punë të madhe për të forcuar terrenin. Janë ngulur në tokë, 7 mijë shtylla betoni, 13 metra të gjata dhe me një diametër prej gati 1 metër”.

Një faktor i dytë që ndikoi në vonesat e punimeve, shpjegon ambasadori, ka qenë dhe moti, me temperatura tejet të larta:”Ne zbatojmë në kantiere, normativat italiane, të cilat parashikojnë ndalimin e punës në orët më të nxehta të ditës. Kështu që në javët e fundit, jemi detyruar të bllokojmë vazhdimin e punës nga ora 11 e ditës deri në 5 të pasdites”.

Qendra e Gjadrit shtrihet në një sipërfaqe pre 70 mijë metrash katrorë. E gjithë zona është rrethura me mure betoni dhe një gardh metalik që arrin deri në 5 metra e gjysëm lartë, në një perimetër prej 2.1 kilometrash.

Kampi është i ndarë në katër zona të mëdha, njëra e cila do të jetë për personelin italian, një tjetër ku do të strehohen azilkërkuesit, ndërsa një hapësirë është dedikuar për ata që nuk përfitojnë nga e drejta ndërkombëtare për azil e që do të duhet të riatdhesohen. Në një tjetër zonë të vogël, janë krijuar mjedise paraburgimi, për rastet e personave që do të përfshihen në krime brenda kampit. Secila zonë do të jetë e ndarë me gardhe rrethuese.

Në qendër të kampit, janë kapanonet me struktura të parafabrikuara, ku do të strehohen migrantët, në dhoma për katër persona me krevat marinari, dollape një tavolinë dhe karrike. Të gjitha mjedisat janë me ajër të kondicionuar. Është parashikuar po ashtu dhe një hapësirë ku besimtarët mund të kryejnë ritet e tyre fetare. Më tej janë mjediset për dushet, apo dhe mensa, furnizimi i së cilës siç shpjegon ambasadori, do të bëhet nga shoqëritë vendase. Po ashtu banorë dhe ndëmarrje vendase do të përfshihen në ofrimin e shërbimeve të ndryshme që nga transporti deri te pastrimi. Sipas ambasadorit italian do të jenë me qindra ata që do të punësohen direkt apo indirekt, duke dhënë kështu një impakt dhe për ekonominë lokale.

Kampi i Gjadrit do të duhet të presë deri në 3 mijë persona. Por në fazën e parë pritet të jenë disa qindra, ata që do të mbërrijnë. Marrëveshja e nënshkruar në nëntor, është shoqëruar me kritika dhe skepticizëm të theksuar nga shumë organizata ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut dhe të azilit. Në Gjadër janë parashikuar hapësira të posaçme për avokatët e migrantëve apo mbrojtës ligjor që do mund t’i ndihmojnë ata gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesës për azil.

Po ashtu dhe në portin e Shëngjinit, pika hyrëse e migrantëve, do të ketë një dhomë të posaçme për organizatat e të drejtave të njeriut. Këtu, siç thotë për Zërinë e Amerikës, përgjegjësi i qendrës Evandro Clementuçi “do të verifikohet së pari gjendja shëndetësore e migrantëve dhe do t’ju jepen veshje dhe ushqim, si dhe do të mund të bëjnë dush. Më pas do t’i nënshtrohen kontrolleve më të detajuara nga ana e personelit mjekësor, për të vijuar me identifikimin, nga ana e përfaqësuesve të zyrës së migracionit”.

Marrëveshja parashikon që në Shqipëri, nuk do të vijnë gra e fëmijë, apo familje të tëra. Falë një paraseleksionimi që do të bëhet që në bordin e anijeve italiane, në qendrën e Gjadrit do të përfundojnë vetëm migrantët me origjinë nga vendet të cilat konsiderohen të sigurta nga Italia, e ku për pasojë, mund të riatdhesohen. /VOA

Previous Post

VIDEO / Drejtori i Rrugores qëllon me shpullë shoferin gjatë protestës në Thumanë, më pas i hedh prangat

Next Post

Akuzoi 19-vjeçarin shqiptar se e përdhunoi, e mitura greke: Gënjeva se më vinte turp

albnews

albnews

Related Posts

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni
Albania

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

8 June, 2025
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja
Albania

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

8 June, 2025
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare
Albania

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
Next Post
Akuzoi 19-vjeçarin shqiptar se e përdhunoi, e mitura greke: Gënjeva se më vinte turp

Akuzoi 19-vjeçarin shqiptar se e përdhunoi, e mitura greke: Gënjeva se më vinte turp

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

8 June, 2025
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4838 shares
    Share 1935 Tweet 1210
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM