Përveç takimit me kryeministrin izraelit, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, ka zhvilluar bisedime edhe me ministrin e mbrojtjes, Yoav Gallant.
Sipas një deklarate nga qeveria izraelite, Gallant i tha Sullivanit se shkatërrimi i Hamasit do të kërkojë “më shumë se disa muaj”.
Gallant falënderoi Sullivan për vizitën e tij, duke i thënë se nuk ishte e lehtë të shkatërrohej infrastruktura e ndërtuar nga Hamasi në Gaza.
“Do të kërkojë një periudhë kohore, do të zgjasë më shumë se disa muaj, por ne do të fitojmë dhe do t’i shkatërrojmë,” tha ai.
Vizita e amerikanit në Izrael vjen në kohën kur presioni ndërkombëtar në rritje për numrin në rritje të vdekjeve dhe përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza.