“Do të hedh acid”, kërcënonte shoqen e burrit, dënohet me burg deputetja britanike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja britanike, Claudia Webbe është dënuar me 10 javë burg dhe 200 orë shërbim në komunitet pasi akuzohet për ngacmim.Deputetja 56-vjeçare u shpall fajtore pas kërcënimeve të vazhdueshme ndaj shoqes së partnerit të saj të cilën e kishte paralajmëruar se do t’i hidhte acid.Deputetja, anëtare e Partisë Laburiste, u përjashtua nga partia e saj dhe tani ka mandat si e pavarur.

Prokurorja Susanna Stevens tha se kërcënimet kishin qenë të vazhdueshme.

Ajo mund të humbasë vendin e saj nëse 1 % e votuesve në zonën e saj elektorale mbështesin një peticion në internet në favor të dorëheqjes së saj. Webb ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin e gjykatës.

Share This Article