“Do të ketë masa të rrepta ndaj Serbisë”, eurodeputeti paralajmëron Beogradin: Nëse Radoiçiç nuk ekstradohet në Kosovë…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
AFET Committee meeting: ' Stabilization and Association Agreement between the European Communities and their Member States, of the one part, and Bosnia and Herzegovina, of the other part, to take account of the accession of the Republic of Croatia to the EU '

Eurodeputeti Tonino Picula, i cili përpiloi tekstin e Rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian për ngjarjen e Banjskës ka paralajmëruar Serbinë për ekstradimin e Milan Radoiçiç.

“Nëse Milan Radoiçiç nuk ekstradohet në Prishtinë, kjo do të komplikojë marrëdhëniet tashmë të vështira ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe reagimet e mundshme të bashkësisë ndërkombëtare mund të rezultojnë në veprime edhe më të rrepta politike dhe diplomatike ndaj Serbisë”, u shpreh eurodeptueti.

Sa i përket implikimit të mundshëm të Rusisë në tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, ai u shpreh se Rusia është përpjekur vazhdimisht të destabilizojë Ballkanin Perëndimor.“Edhe pse ende nuk ka informacione të padiskutueshme për përfshirjen e Rusisë në sulmin në Banjskë, shumë janë të shqetësuar për marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara gjeopolitike që po shpërthejnë në të gjithë rajonin”, u shpreh ai.

Share This Article