“Do të ketë pasoja për palët”, BE sërish thirrje Kurtit dhe Vuçiçit: Ejani në Bruksel për dialog

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Evropian u ka bërë sërish thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të pranojnë ftesën për pjesëmarrje në takimin e krizës në Bruksel, duke mos vendosur asnjë kusht.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell, ka ftuar Kurtin dhe Vuçiçin për një takim në Bruksel gjatë kësaj jave, në mes të tensioneve të rritura mes dy shteteve.

BE ka paralajmëruar se mospërfillja e kësaj ftese mund të ketë pasoja për palët.

Presidenti i Serbisë veçse ka refuzuar të takohet me Kurtin, ndërkaq ky i fundit ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në takimin e Brukselit.

Share This Article