ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Faqet e para të gazetave në UK 28 minutes ago
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve 32 minutes ago
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet 34 minutes ago
Teatri u shemb, spektakli vazhdon 36 minutes ago
Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump 39 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Do të ketë privilegje për të vaksinuarit?

albnews by albnews
28 December, 2020
in Bota
0
Do të ketë privilegje për të vaksinuarit?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Gjermani debatohet, nëse ata që janë vaksinuar do të gëzojnë më shumë liri se të pavaksinuarit. Që tani shoqëri fluturimesh shprehen se për fluturimet e gjata do kërkojnë test negativ të Coronës apo provë vaksinimi.

Do të ndahen njerëzit në 2021-n në të vaksinuar e të pavaksinuar me të drejta të ndryshme? Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn është shprehur të hënën, se ai e refuzon dhënien e të drejtave të posaçme për njerëzit e vaksinuar kundër Corona. “Ne presim në solidaritet, me qëllim që disa të vaksinohen të parët. Dhe ata që nuk janë të vaksinuar presin nga ana tjetër, që të vaksinuarit të tregojnë solidaritet”, tha Spahn për grupin mediatik, Funke Mediengruppe. “Askush nuk duhet të kërkojë të drejta të posaçme, derisa të gjithë të kenë shansin për të pasur vaksinën.” Sipas Spahn është pikërisht kjo përkujdesje e dyanshme që e mban vendin të bashkuar. “Kundër pandemisë ne luftojmë së bashku, dhe do ta mposhtim atë së bashku.”

RelatedPosts

Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

Zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale, qëllohet për vdekje gazetari në Peru

Më parë ishte ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, që kishte refuzuar privilegjet për të vaksinuarit. “Kjo do barazohej pastaj me një detyrim për vaksinim”, tha politikani kristiansocial Seehofer për gazetën “Bild”. Kundër privilegjeve është shprehur edhe politikani socialdemokrat, ekspert për shëndetësinë, Karl Lauterbach. Privilegje të tilla nuk do ishin “as të kontrollueshme, e as të justifikueshme”, ka thënë ai.

Kurse Frank Ulrich-Montgomery, president i Shoqatës Botërore të Mjekëve në plan afatgjatë është e mundshme, që njerëzit e vaksinuar të gëzojnë të drejta të veçanta. “Për momentin, kur nuk ka vaksinë për të gjithë njerëzit, nuk duhet të lejohet një gjë e tillë”, tha ai për Deutschlandfunk. Por më vonë, kur të gjithë ta kenë shansin për vaksinim, dhe dihet më shumë për imunitetit ndaj virusit në provat e gjakut, atëherë janë të mundura vendimet përkatëse. Montgomery kujton, se disa shtete kanë për shembull ndalime udhëtimi për njerëzit që nuk janë të vaksinuar ndaj etheve të verdha. Apo në Gjermani është vendosur detyrimi për vaksinimin kundër lisë për fëmijët para pranimit në kopsht.

Coronavirus - Jens Spahn

“Disa e nënvlerësojnë kompleksitetin”

Në Gjermani në fundjavë filloi vaksinimi kundër virusit Corona. Jens Spahn reagoi edhe ndaj zërave për rritjen e sasisë së vaksinave përmes dhënies së liçencave tek prodhuesit e tjerë farmaceutikë. Disa e nënvlerësojnë kompleksitetin dhe kërkesat e cilësisë në prodhimin e vaksinës, tha Spahn për Bayerishen Rundkfunk. Me BioNTech dhe Pfizer jemi duke pasur kontakte intensive për të zgjeruar kapacitetet e prodhimit në Gjermani. Sipas Spahn, nëse BioNT fillon në pranverë me prodhimin e vaksinës edhe në Marburg, atëherë do të “rritet shumë shpejt sasia në dispozicion e vaksinave.”

Ndërkohë në Gjermani numri i njerëzve që kanë ndërruar jetë me ose nga virusi Corona e ka kaluar shifrën e 30.000 vetëve të hënën. Sipas Institutit Robert Koch 30.126 vetë kanë humbur jetën nga virusi. Disa lande gjermane janë shprehur për zgjatjen e masave kufizuese përtej 10 janarit. “Nuk jemi ende në fund”, ka thënë kryeministrja e landit Meklenburg-Pomeranisë, Manuela Schwesig.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Faqet e para të gazetave në UK

Faqet e para të gazetave në UK

28 December, 2025
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

28 December, 2025
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

28 December, 2025
Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result