‘Do të marrim atë që na takon!’ / Erdogan nuk zmbrapset, nis shpimet për gaz në Mesdhe

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas dy vjetësh ndërprerjeje Turqia dërgon një anije shpimi për gaz në lindje të Mesdheut. Për presidentin Erdogan kjo është kaq e rëndësishme sa që ai udhëtoi enkas në Mersin në jug të Turqisë për të qenë i pranishëm.

“Abdylhamid Han” do të kërkojë për gaz, derisa të gjejë, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë inagurimit të anijes së re të shpimit në portin e Mersinit. “Ne do të marrim atë që na takon”. Anija “Abdylhamid Han” fillimisht do të niset për në rajonin Iskenderun, tha ai.

Zona e parashikuar për shpime ndodhet në veri të Qipros jo larg territoreve, për të cilat Turqia grindet me Greqinë dhe Qipron. Parimisht i hedh poshtë rezervat greke dhe qipriote kundër misioneve turke të shpimit, tha Erdogan duke deklaruar, se Turqia ka të drejtën të kërkojë për gaz në territoret që i ka të vetat: “Ne nuk kemi nevojë të marrim leje nga ndokush.”

Anija “Abdylhamid Han”, sipas tij, është një “Simbol për vizionin e ri të Turqisë në sektorin e energjetikës”, tha Erdogan në Mersin.

Sipas mediave turke anija që ka marrë emrin e një prej sulltanëve osmanë, fillimisht do të kërkojë për gaz deri më 7 shtator. Konflikti për rezervat e gazit rëndon prej vitesh mbi marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë. Më 2020 të dy vendet për pak sa nuk u përplasën ushtarakisht, kur anija turke e shpimeve “Oruç Reis” nën shoqërimin e anijeve luftarake ndërmori udhëtimet në kërkim të burimeve të gazit në jug të ishullit Rhodos.

Marina greke u mobilizua. Vetëm pas largimit të “Oruç Reis” nga territoret e diskutueshme gjendja u qetësua. Greqia akuzon Turqinë, se po kryen kërkime në mënyrë tërësisht ilegale. Qeveria në Ankara i hedh poshtë akuzat dhe mbron pozicionin, se kërkimi i gazit është konform ligjit, pasi ujërat ku operohet shtrihen në harkun tokësor turk. Si Greqia dhe Qiproja, vende anëtare të BE-së, ashtu edhe Turqia kanë pretendime ndaj rezervave të gazit të zbuluara në tabanin e detit në lindje të Mesdheut.

Turqia synon zbulimin dhe shfrytëzimin e këtyre rezervave me qëllim që të sigurojë edhe dominimin në rajon. Pushtimi rus i ukrainës ka nxjerrë në plan të parë energjinë. Vetëm vitin e kaluar, Turqia ka marrë nga rusia një të katërtën e naftës dhe pothuajse gjysmën e importeve të gazit dhe tani po përpiqet ta minimizojë këtë varësi.

Share This Article