“Do të mbështes gjithnjë, miku im i madh”: mesazhi që zbukuroi 60 vjetorin e Maradonës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Shënoj 60 vjetorin, me këto mesazhe të mrekullueshme që më japin jetë. Faleminderit për gjithë këtë afeksion, faleminderit për miqësinë tuaj. Kjo është dhurata më e mirë e ditëlindje, që mund të më bënit ndonjëherë. E faleminderit edhe të gjithë skuadrës që më përgatiti këtë surprizë të madhe”. Kështu Diego Armando Maradona, me një postim në Facebook, i ka falenderuar të gjithë kampionët e futbollit që në këto orë i kanë dërguar urimet për 60 vjetorin e lindjes.

“Do të mbështes gjithnjë, miku im i madh”. Eshtë mesazhi i urimit që Pele’ i ka dërguar Maradonës në ditën e ditëlindjes së 60° të kampionit argjentinas: “Do të duartrokas gjithnjë. Që udhëtimi yt të jetë i gjatë, që ti të mund të vazhdosh të buzëqeshësh e të më bësh të buzëqesh. Gëzuar ditëlindjen miku im i madh Maradona” ka shkruar Pele’ në faqen e tij në Instagram, me një postim në spanjisht, portugalisht e anglisht, shoqëruar nga një foto që i tregon të dy së bashku. E një javë më parë, në rastin e 80 vjetorit të O Rei, Maradona iu bashkua “homazhit universal” për “ti uruar jetë të gjatë mbretit Pele’”.

https://www.instagram.com/p/CG-MIe6l6Mn/?utm_source=ig_web_copy_link

Share This Article