Do të pasojë Fabrizio Buccin, kush është ambasadori i ri i Italisë në Tiranë?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas mbarimit të mandatit të Fabrizio Buccit, Italia ka caktuar ambasador të shtetit të saj në Tiranë, Marco Alberti.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Çështjet e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë. e cila ndërsa e përgëzon për postin, ka konfirmuar mbështetjen ndaj Shqipërisë gjatë procesit të integrimit në BE,

“Transformimi i një bashkëpunimi strategjik në projekte dhe i projekteve në rezultate. Pasion dhe vendosmëri për të ndërtuar së bashku një të ardhme paqeje, zhvillimi të qëndrueshëm dhe rritjeje gjithëpërfshirëse midis dy popujve miq, duke mbështetur me bindje anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në postim.

Marco Alberti është diplomuar me rezultate të larta për të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Bolonjës, në vitin 1997. Ka filluar të punojë në sektorin privat.

Në vitin 2000, Alberti është bërë pjesë e Shërbimit të Jashtëm Kombëtar të Italisë.

Si diplomat karriere ka shërbyer në Buenos Aires dhe Nju Jork, i fokusuar te diplomacia tregtare.

Pas një eksperience profesionale në Departamentin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në vitin 2012 Marco Alberti ka punuar për Enel spa, kompania më e madhe në botë për sa i përket prodhimit të energjisë elektrike të gjelbër.

Nga 1 shtatori 2021, ka shërbyer si Ambasador i Italisë në Kazakistan.

Flet anglisht dhe spanjisht. Marco Alberti është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Share This Article