TIRANE
Debati mes Rike Roçit dhe Ilnisa Agollit u përshkallëzua mbrëmë në spektaklin e “Big Brother VIP”. Duke komentuar deklaratën e Ilnisës se “Rike ka kërcyer me të gjithë rruzullin”, vajzat vazhduan sërish përplasjet.
Rike shprehet se Ilnisa ka tentuar që të ketë komunikim me të, por ajo e ka bllokuar. Duke iu drejtuar gazetares, ajo i tha:
“Të kam bllokuar se nuk jam false si ty. Ke tentuar edhe të më përqafosh por me mua nuk funksionon kjo. Nuk ke shanse dhe guxim të mi thuash në sy. Ty të dridhet buza kur flet me mua. E kam parë, të dridhet buza lart”.
Pas kësaj, Rike shton se ‘do ta shohim jashtë se kush është e përdala”.
“Jashtë, jashtë se këtu nuk flasim dot. Jashtë Meritoni ka për TA parë kush je ti…”, tha Rike, duke theksuar se nuk do ta tolerojë më xhelozinë e saj.
Një ditë do të ti fik dritat ty. Mos të shohësh më nga xhelozia”, u shpreh Rike, ndërkohë që Ledion Liço ndërpreu debatin dhe kërkoi që vajzat të ndalojnë ofendimet.