‘Do t’i jap unë 2 mijë…’/ Shqiptari i dënuar në Angli del live në Tik Tok dhe kërkon para, ‘The Sun’: Flet me Kozakun dhe…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I dënuar me 32 vite burg për vrasje, shqiptari Eugert Merizaj duket se ka marrë një vëmendje të madhe në mediat britanike së fundmi. Prestigjiozja ‘The Sun’ i ka kushtuar një artikull 33-vjeçarit, i cili bën video live në ‘TikTok’ aty ku kërkon para për të dalë nga burgu.

 ‘The Sun’ shkruan se Merizaj ka shpenzuar rreth 50 mijë paund për avokatë, teksa media e njohur britanike përmend dhe veshjet e shtrenjta që ai vesh në burg.

 ‘The Sun on Sunday’ ka zbuluar së fundmi një video nga ‘TikTok’ ku Merizaj flet live me Kozak Bracin, i njohur ndyrshe dhe si ‘Mbreti i Instagram-it’. Në video, Braci i thotë Merizajt: ‘Do të kesh 2000 € nga unë, 2000 € nga Fabio (Dushku)… si mbështetje për të dalë nga burgu’.

Merizaj, i cili gjithashtu bisedon me gra në internet, ishte pjesë e një bande që vrau tregtarin e kanabisit Hemawand Ali Hussein në Hartlepool në vitin 2019 dhe u burgos pasi u ekstradua nga Belgjika.

Në artikull raportohet se tashmë autoritetet kanë nisur hetimet për videot, teksa përdorimi i celularëve në këto ambiente nuk lejohet.

Share This Article