“Do t’ia heqim vizën personave që përbëjnë kërcënim për politikën e jashtme”, Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios

albnews
By
1 Min Read

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Sekretarit të Shtetit Marc Rubio.

Kryediplomati amerikan thotë se SHBA-të do t’i heqë vizën çdo vizitori që përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-ve, apo politikën e jashtme.

Sekretari Rubio: Nëse unë identifikoj një vizitor në vendin tonë, prania e të cilit përbën kërcënim për politikën tonë të jashtme dhe sigurinë kombëtare, ne do t’ia heqim vizën”, thuhet në mesazhin e Rubios.

Share This Article