“Do vazhdoj detyrën”, mesazhi i parë i Mbretit Charles pas diagnostikimit me kancer

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbreti Charles III ka reaguar për herë të parë pas diagnostikimit të tij me kancer. Në një mesazh për qytetarët e tij, ai premtoi se do të vazhdojë detyrat.

Mesazhi do të përfshihet në fjalimin e tij në Ditën e Commonwelthit dhe do të dorëzohet në Westminster Abbey para 2,000 njerëzve të pranishëm përfshirë Mbretëreshën Camilla dhe Princin William.

“Pasi festova së fundmi ditëlindjen time të 75-të, më ngroh zemrën të mendoj se si Commonwealth ka qenë një konstante gjatë gjithë jetës sime. një gjë e çmuar, burim force, frymëzimi dhe krenarie”.

“Në javët e kaluara jam prekur nga mendimet dhe dëshirat tuaja për shëndetin tim dhe unë nga ana ime mund të vazhdoj t’ju shërbej me të gjitha mundësitë e mia. Unë nuk kam asnjë dyshim se ne do të vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin në të gjithë Commonëealth ndërsa vazhdojmë udhëtimin tonë së bashku”, thuhet në fjalimin e tij prej 615 fjalësh, i cili tashmë është regjistruar.

Mesazhi u regjistrua muajin e kaluar në Kështjellën Windsor, ndërsa Karl thuhet se synon të marrë pjesë në takimin e Kryetarëve të Qeverive të Commonwealth në Samoa tetorin e ardhshëm.

Share This Article