“Do vazhdojmë luftën”, Netanyahu reagon ndërsa SHBA vijon bisedimet me Iranin, kritika të forta Erdoganit

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se Izraeli do të vazhdojë luftën kundër Iranit dhe aleatëve të tij, në një postim ku ka kritikuar gjithashtu presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

 “Izraeli nën udhëheqjen time do të vazhdojë të luftojë regjimin terrorist të Iranit dhe Proxy-t e tij,” shkroi Netanyahu në një postim në X. Ai më tej akuzoi Erdoganin se “akomodon” Iranin dhe se është përgjegjës për “masakrat” ndaj qytetarëve kurdë.

Postimi i Netanyahu-t, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për akuza për krime lufte në Gaza, vjen pavarësisht një armëpushimi me Iranin dhe vijimit të bisedimeve mes SHBA-ve dhe Iranit.

Kujtojmë që bisedimet SHBA-Iran, të ndërmjetësuara nga Pakistani në Islambad, kanë hyrë në orën e 6-të të tyre dhe sipas mediave ndërkombëtare pritet të vazhdojnë gjatë orëve të natës dhe ditën e nesërme.

Ndonëse të dyja palët kanë mbajtur qëndrime maksimaliste në tryezë, janë vërejtur lëvizje pozitive në disa prej çështjeve kryesore.

Mes tyre përfshihen tensionet e lidhura me sulmet izraelite ndaj Libanit, çështja e zhbllokimit të aseteve iraniane, si dhe diskutimet mbi Ngushticën e Hormuzit.

Share This Article