“Do vrasë Vuçiç dhe më pas veten”/ Arrestohet i riu serb

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat serbe njoftuan arrestimin e një të riu të akuzuar se kishte në plan vrasjen e vrasjen e Presidentit Aleksandër Vuçiç.

Sipas të njëjtave burime, Dragan V. u arrestua të shtunën pasi u denoncua nga partnerja e tij e cila e raportoi në polici për dhunë në familje dhe planifikimin e vrasjes së presidentit.

Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur një maskë, 2 pistoleta, rreth 200 copë fishekë, 6 thika dhe një laptop.

Ai është marrë në pyetje nga autoritetet duke deklaruar se arma është e babait të tij të ndjerë dhe ka mohuar akuzat e partneres se ka planifikuar të vrasë presidentin e më pas të vrasë veten.

Për momentin ai është lënë në burg me akuzën e armëmbajtjes pa leje për të cilën dënohet me burgim nga 2 deri në 12 vjet.

Mediat serbe që janë pranë Vuçiç kanë raportuar edhe se ai është truprojë e njërit prej liderëve të opozitës.

Share This Article