Do zbarkonte në Belgjikë, kapet 220 milionë euro kokainë mes thasëve me sheqer

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një sasi rekord prej 4 tonësh kokainë është sekuestruar nga njësia Antidrogës e policisë në Paraguaj.

Droga me vlerë 220 milionë euro është gjetur e fshehur në thasë me sheqer që do të transportoheshin nga kryeqyteti Asuncion drejt portit të Antwerp në Belgjikë.

Operacioni i quajtur “Embëlsia” është kryer nga një njësi speciale, e cila ka lokalizuar kontejnerët e dyshimtë në portin privat të Kaakupemit.

Sipas autoriteteve, operacioni nuk ka përfunduar ende dhe “mund të kemi më shumë surpriza”.

Sasia e sekuestruar – 4,016 kilogramë – është një rekord historik për Paraguajin, siç edhe tha kreu i Sekretariatit Kombëtar Kundër Narkotikëve, Khalil Rashid, gjatë një konference për shtyp.

“Kjo është ngarkesa më e madhe e drogës që është sekuestruar deri më sot”, konfirmoi zyrtari tatimor paraguaian Oscar Orue.

Share This Article