“Doctor Strange” tejkalon pritshmëritë, siguron 185 milionë dollarë në 48 orë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një fundjavë interesante ishte kjo që kaloi për arkëtimet në kinema, me filmin e shumë pritur “Doctor Strange” që tejkaloi pritshmëritë e kritikeve, duke arkëtuar në vetëm 48 orë nga premiera, 185 milionë dollarë. Ky është për momentin, debutimi më i suksesshëm për vitin 2022

“Everything Everywhereall At Once” ruan vendin e pestë me arkëtime 3.3 milionë dollarë, ndërsa “Fantasticbeasts: The Secrets Of Dumbledore” ra në vend të 4 me arkëtime 4 milionë dollarë.

Nga vendi i dytë në të tretin u zhvendos këtë fundjavë “Sonic The Hedgehog Two,” që fitoi edhe 6.2milionë dollarë të tjerë.

Në javën e tretë nga premiera, “The Badguys” vazhdon të arkëtojë, duke siguruar edhe 9.8 milionë dollarë të tjerë, në një total prej 57.6 milionësh.

Nuk ka nevojë të kesh fuqitë e “Doktor Strange” për të kuptuar se ai siguroi vendin e parë për nga arkëtimet fundjavën që lamë pas.

“Doctor Strange In The Multiverse Of Madness” arriti të fitojë 185 milionë dollarë, një super sukses ky, duke e bërë filmin e 11 në histori për nga arkëtimet në premierë dhe debutimin më të suksesshëm për 2022-shin.

Share This Article