Presidenti i entitetit të Republika Srpska, Millorad Dodik, tha se udhëtoi në Kroaci për ta takuar presidentin kroat Zoran Milanoviç me një helikopter që ishte përdorur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Dodik theksoi se aeroplani ishte një aeroplan civil dhe jo ushtarak, raporton Index.hr, transmeton Telegrafi.
“Është një helikopter që përdor Vuçiq, i yni është në shërbim të rregullt. Unë i kërkova të ma dorëzonte”, tha Dodik.
Dodik qëndroi në Hvar më 25 korrik dhe takimi i tij me Milanoviç u quajt më pas një takim normal pune nga zyra e presidentit kroat.
Megjithatë, mënyra se si shkoi atje shkaktoi reagime të shumta.