Dogjën flamujt e Serbisë, gjykata lë të lirë dy të arrestuarit

albnews
By
1 Min Read

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë të lirë, dy protestuesit që u arrestuan të hënën.

Mësohet se gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasit Astrit Cara dhe Besnik Balani.

Të dy të sipërpërmendurit janë arrestuar gjatë protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, për ardhjen e Aleksandar Vuçiçit në Tiranë.

Cara dhe Balani u akuzuan për djegien e 4 flamujve serb të hënën.

Ata u akuzuan për veprat penale të nxitjes së urrejtjes dhe përdhosjes të simboleve kombëtare.

Share This Article