Një 25-vjeçare me orgjinë nga Kosova është dënuar me burg të përjetshëm, pasi akuzohet për vdekjen e vajzës së saj 4-vjeçare. Ndaj saj rëndon akuza e “vrasjes me mosveprim”.
Mediat gjermane raportojnë se, gjykata ka faktuar se e reja shqiptare e ka larë qëllimisht me ujë tepër të nxehtë fëmijën e saj dhe nuk e ka dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Për këtë arsye, vajza e vogël vdiq 12 ditë më vonë nga plagët e rënda të marra.
Në justifikimin e saj para trupës gjykuese, shqiptarja ka thënë se, meqenëse kishte supozuar se fëmija nuk kishte sigurim shëndetësor, ajo nuk e kishte trajtuar atë te mjeku dhe kishte frikë se duhej të përballonte shpenzimet.
Në gusht të vitit 2022, ajo kishte larë qëllimisht të bijën në apartamentin e saj në Grasberg afër Bremenit me ujë aq të nxehtë sa fëmija pësoi djegie me rrezik për jetën. Meqenëse kishte supozuar se fëmija nuk kishte sigurim shëndetësor, ajo nuk e kishte trajtuar të bijën fare te mjeku.
Kosovarja, e lindur në Gjermani, e ka trajtuar fëmijën “krejtësisht në mënyrë joadekuate”, duke e lyer me pomadë dhe fasha. Edhe pasi nëna e tre fëmijëve e kishte kuptuar se katërvjeçarja po përkeqësohej gjithnjë e më shumë, por, sërish e ëma nuk e ka parë të udhës ta dërgojë për ndihmë mjekësore, duke e lënë të japë shpirt.
Gjatë gjykimit, e pandehura ka thënë se e ka kuptuar shumë vonë që uji ishte shumë i nxehtë. Gjithashtu, ajo ka pretenduar se plagët janë shkaktuar nga vetë vajza. Gjykata nuk e beson këtë pretendim, sepse ashpërsia e plagëve duhet ta ketë bërë të qartë se çfarë mundimi ka pësuar fëmija.