“Doja hakmarrje”- 21-vjeçari e pranon në gjykatë: Shkova të vrisja mbretëreshën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Personi i ndaluar në territorin e Kështjellës Windsor, me një hark në krahë, pranoi përpara gjykatës në Britani se ishte aty për të vrarë “Mbretëreshën”.

Ai u deklarua fajtor për akuzat sipas seksionit dy të Aktit të Tradhëtisë 1842, së bashku me akuzat e posedimit të një arme të ftohtë dhe tentativës për vrasje.

21-vjeçari, nga Southampton, i cili mbante nëj maskë në fytyrë, u ndalua brenda Kështjellës Ëinsdor në një pozicion përballë me apartamentin e ish-monarkes.

Oficeri i cili e ndaloi tha se ai dukej si “një personazh nga një film vigjilent”.

Chail, një ish-punonjës supermarketi, kishte ngarkuar një video në TikTok gjysmë ore para hyrjes në Pallatin Mbretëror, ku deklaronte se do të hakmerrej për masakrën e Amritsarit të vitit 1919 në Indi.

Mbretëresha ishte në apartamentet e saj private në atë kohë dhe porta “lejonte hyrjen e menjëhershme në apartamente. Ajo nuk është kurrë e hapur për publikun,” tha Kathryn Selby, proceduese.

Oficeri pa Chailin që po ecte ngadalë nëpër hapësirat private drejt tij dhe filloi t’i afrohej.

Ndërsa e bëri këtë, oficeri kuptoi se Chail kishte kapuçin e tij mbi kokë dhe në shpinë mbante një hark.

Oficeri iu drejtua Chail me fjalët: “Mëngjes, a mund ta ndihmoj shokun?”

Chail i tha: “Unë jam këtu për të vrarë mbretëreshën”.

Në atë kohë oficeri e neutralizoi agresorin dhe e detyroi të hidhte armën dhe të gjunjëzohej me duart pas koke.

Pas deklarimeve në gjykatë, rasti u shty për  raporte të mëtejshme psikiatrike dhe Chail do të dënohet më 31 mars.

Share This Article