“Doktor, ty të kanë frikë”, Alizoti paralajmëron socialistët: Do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tomor Alizoti, drejtuesi i PD në qarkun e Elbasanit, paralajmëroi socialistët nga Librazhdi duke thënë se “do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët.”

Më tej ai vazhdoi duke u thënë socialistëve që të mos guxojnë që të shkojnë natës në shtëpinë e qytetarëve. Sakaq u ndal te kreu i PD-së, Sali Berisha duke thënë “doktor jepi, se ty të kanë shumë frikë”.

“Juve do iu hamë të gjallë nëse prekni demokratët, nëse vendosni mina s’do ju ndahemi kudo ku jeni.

Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj , do ju hamë të gjallë.

Mos guxoni t’iu shkoni njerëzve nëpër shtëpia natën, mos guxoni të fusni duart ditën e zgjedhjeve. Doktor, jepi se ty të kanë më shumë frikë”, tha ai.

Share This Article