Disa orë më parë, media shtetërore e Kinës dhe lajmin se kishte ndërruar jetë nga koronavirusi, mjeku që kishte njoftuar për virusin e ri, por duket se gjithçka ka qenë një gënjeshtër.
Spitali ku është shtruar ai ka bërë me dije se 34-vjeçari Li Wenliang është në gjendje kritike, por jeton.
“Në luftë me koronavirusin, doktori i spitalit tonë fatkeqësisht u infektua. Aktualisht është në gjendje kritike dhe po bëjmë më të mirën tonë për ta shëruar”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Disa media kineze, përfshirë gazetën e Partisë Komuniste në pushtet, kishin publikuar se doktori kishte ndërruar jetë, përpara se të fshinin postimet.
Li kishte dhënë alarmin për koronavirusin në muajin dhjetor, duke postuar në grupin e studentëve të tij, në aplikacionin e mesazheve “WeChat”, se 7 persona ishin diagnostikuar me një sëmundje të ngjashme me SARS-in dhe ishin vendosur në karantinë në spitalin e Wuhanit.
Disa ditë pas këtij mesazhi, Li u akuzua për përhapje paniku dhe lajmesh të rreme nga policia./TCH/