Doktori që u nxi nga koronavirusi shfaqet në publik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një doktor kinez, lëkura e të cilit ishte nxi për shkak të trajtimit nga koronavirusi, është shfaqur në publik për herë të parë që kur i është kthyer ngjyra normale.

42-vjeçari Yi Fan u prek nga Covid-19 në janar, kur po kujdesej për pacientët në një spital të Wuhanit. Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës u shkaktua nga një antibiotik që mori gjatë terapisë intensive.

Në një video të postuar nga “Hubei Today”, mjeku duket në formë shumë të mirë dhe në klip shihet duke falenderuar një doktor që e ndihmoi në luftën kundër koronavirusit./A2CNN/

Share This Article