‘Dokument i shenjtë!’/ Sabri Fejzullahu puth dhe shtrëngon pasaportën shqiptare: Dita më e lumtur e jetës time!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme, këngëtari shqiptar nga Kosova Sabri Fejzullahu është pajisur edhe me pasaportë si qytetar i Republikës së Shqipërisë.

Pasi ka marrë nënshtetësinë shqiptare me dekret të Presidentit të Republikës Ilir Meta, Sabri Fejzullahu sëbashku me bashkëshorten është parë nën shoqërinë e mikut të tij Luan Rama, ish-ministër i brendshëm e sot zëvendëskryetar i LSI-së, duke shkuar në mjediset e drejtorisë së policisë së Tiranës, në sektorin ku dorëzohen pasaportat.

Një procedurë që ka zgjatur fare pak minuta, ndërkohë që pasi ka marrë në dorë pasaportën, ka dalë që andej si shtetas i Republikës së Shqipërisë duke e puthur dhe shtrenguar fort në gjoks atë, që ai e quajti dokument të shenjtë.

Tejet i emocionuar dhe i pushtuar nga lotët, ai pasi ka falenderuar punonjësit e policisë që e kanë shoqëruar në dalje prej drejtorisë së policisë së Tiranës, është dëgjuar të thotë:

“E falenderoj me shpirt Presidentin e Republikës së Shqipërisë zotin Ilir Meta, që më nderoi e më bëri të jetoj ditën më e lumtur të jetës time!”

https://player.boostplatforms.com/video?id=1599676955504

Share This Article