• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Dokument “Tepër sekret”, Enver Hoxha: Kosovarët të vijnë si turistë dhe të bëjnë propagandë të mirë

Dokument “Tepër sekret”, Enver Hoxha: Kosovarët të vijnë si turistë dhe të bëjnë propagandë të mirë

by albnews
29 June, 2020
in Albania
0
2
VIEWS

Publikohet një dokument arkivor, nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme me siglën “Tepër sekret”, i cili i përket vitit 1980, ku Ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe, Feçor Shehu, informon sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxhën lidhur me shqiptarët e Kosovës dhe atyre të viseve të tjera në Jugosllavi që do të vinin si turistë në Shqipëri.

Sipas raportit të Ministrit të Punëve të Brendshme, nga 2847 shtetas të huaj të ardhur si turistë në Shqipëri në periudhën korrik-gusht të vitit 1980, 74 prej tyre dyshoheshin si agjentë të zbulimeve të huaja dhe nga ata, 46 ishin nga Jugosllavia, shqiptarë të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Shënimi i Enver Hoxhës mbi raportin e Sigurimit të Shtetit, ku ai sugjeron që “kosovarët do të vijnë në Shqipëri si turistë dhe të bëjnë propagandë të mirë, por kjo gjë natyrisht që do i krijojë probleme dhe telashe Sigurimit të Shtetit, se nuk ka punë pa telashe…”?!

Përpara tre katër vjetësh, në një nga pronocimet e rralla të saj në shtyp, e veja e ish-diktatorit komunist të Shqipërisë, Nexhmije Hoxha, foli edhe për problemin e shumëdiskutuar në media, atë për “korigjimin e kufijve të Kosovës”. Ndërmjet të tjera ajo vuri në dukje “dashurinë e madhe që kishte pasur Enver Hoxha për Kosovën dhe se çfarë kishte bërë ai për Kosovën dhe kosovarët….”?!

Pa dashur të komentojmë fjalët e saj, është vendi të thuhet se; dihet botërisht fati tragjik i emigrantëve kosovarë që erdhën në Shqipëri nga viti 1949 e deri në shembjen e regjimit komunist, pasi që nga viti 1991 e në vazhdim, janë bërë publike me dhjetëra e dhjetëra dokumente arkivore apo dëshmi të ndryshme, se si një numër shumë i madh shqiptarësh të Kosovës apo nga vise të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, kanë vuajtur në burgjet apo kampet e internimeve të Shqipërisë komuniste.

Janë të njohura tashmë historitë e kampit të internimit në Llakatund të Vlorës, i hapur enkas që në fillimin e viteve ’50-të, për “sistemimin” e emigrantëve shqiptarë që vinin këtej kufirit nga represioni i egër serb dhe kryesisht politika rankoviqjane. Në atë kamp, por dhe të tjera kampe internimi në fushat e Myzeqesë etj., kanë kaluar disa vite një kalvar të rëndë edhe emra të njohur tashmë, si studiues, historian, shkrimtarë, artistë etj., njerëz të letrave, si: Nazmi Berisha, Esat Myftari, Gani Demiri Ratkoceri, Kapllan Resuli, Sadri Ahmeti, Namik Luci, Estref Kelmendi, Shefqet Kelmendi, Selim Kelmendi, Preloc Margilaj, Zef Gjeloshaj, etj., etj., ku shumë prej tyre vdiqën burgjeve të atij regjimi.

Por pa hyrë fare në këto histori që tashmë janë shumë të njohura, se cila ka qenë “dashuria” e Enver Hoxhës për Kosovën dhe kosovarët, veç të tjerash na e bën të ditur një dokument arkivor i vitit 1980, ku Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Feçor Shehu, ndërmjet të tjerash e informon Enver Hoxhën edhe mbi ata shqiptarë të Kosovës apo të viseve të tjera në Jugosllavinë e asaj kohe, që vinin si turistët në Shqipëri.

Kështu, sipas dokumentit në fjalë, vetëm për periudhën korrik-gusht 1980, nga 2847 persona të ardhur si turistë në Shqipëri, 74 prej tyre dyshoheshin si agjentë të zbulimeve të huaja, dhe nga këta, 46 ishin nga Jugosllavia. Pra jo vetëm nga sa më sipër cituam, por i gjithë brezi që e ka jetuar atë kohë e kujton fare mirë se mbas çdo kosovari, regjimi komunist shikonte një agjent të UDB-së?!

Letra e Feçor Shehut për Enver Hoxhën në vitin 1980

Disa probleme me te huajt

Gjatë muajve korrik-gusht, në vendin tonë kanë ardhur 2847 të huaj, nga të cilët 245 tregtarë, 12 specialistë,, 123 shoferë, 369 vizitorë, 1527 turistë, 104 të ftuar, 467 në grupe kulturore-sportive.

Duke ndjekur qëndrimin e sjelljen e këtyre të huajve me vigjilencë, me takt e korrektësi për të mos shkaktuar shqetësime, organet e Sigurimit të Shtetit kanë përcaktuar në radhët e tyre si të dyshimtë (kuadro dhe agjentë të zbulimeve të huaja) 74 persona, prej të cilëve 46 të ardhur nga Jugosllavia (7 janë marrë në përpunim).

Në kuadrin e ardhjes së të huajve përparësi i kem i dhënë ardhjes nga Kosova e vendet e tjera shqiptare në Jugosllavi, nga këto gjatë muajve korrik-gusht kanë ardhur 545 persona, nga të cilët 205 vizitorë-turistë, 122 në grupe kulturore-sportive, 14 të ftuar dhe 16 tregtarë dhe specialist.

Për të ardhmen mendojmë të vazhdojmë kështu, duke i dhënë përparësi ardhjes së shqiptarëve nga Kosova e viset e tjera si vizitorë dhe të mos aplikojmë ardhjen e tyre me grupe turistike, për arsye se:

Jep mundësinë jugosllavëve të shfrytëzojnë këto grupe turistike për të future persona nga të gjitha kombësitë dhe ndërmjet tyre të kamuflojë më lehtë agjentë të vet, të cilët kanë lidhje familjare me persona me qëndrim të keq politik në Shqipëri.

Personat që vijnë me grupe turistike, në bazë të marrëveshjes së Turizmit me firmat e huaja, shqyrtohen e miratohen vetëm si grupe e numur, gjë që vështirëson punën e organeve të Sigurimit në marrjen e masave paraprake e në vazhdim për kontrollin dhe zbulimin e veprimtarisë armiqësore.

Shënimi i Enver Hoxhës te raporti i Feçor Shehut

Për çështjen e kosovarëve, ne veçanërisht duhet të bëjmë më shumë, të vinë të shohin dhe të bëjnë propagandë të mirë. Sigurimi sigurisht që do të ketë telashe, pse pa telashe s’bëhet, por duhet peshuar, anët pozitive dhe anët negative të turistëve kosovarë me grupe të organizuara. Ne e bëjmë këtë për të huajt, jo për shqiptarët kosovarë. /Memorie.al

Previous Post

Koronavirusi, çdo 18 sekonda humb jetën një person

Next Post

Serbia fsheh vdekjet e shkaktuara nga COVID-19

albnews

albnews

Related Posts

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos
Albania

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

17 May, 2025
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!
Albania

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025
“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS
Albania

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

17 May, 2025
Next Post
Serbia fsheh vdekjet e shkaktuara nga COVID-19

Serbia fsheh vdekjet e shkaktuara nga COVID-19

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025
“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

17 May, 2025
Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea

Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea

17 May, 2025
“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4709 shares
    Share 1884 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM