ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Bishop thotë se Partia Laburiste i grupon azilkërkuesit në një grup të vetëm. 2 hours ago
Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë 7 hours ago
Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull 8 hours ago
Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares 8 hours ago
Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Dokumenti, i klasifikuar si ‘sekret’ i BE-së: Vuçiq shtyn shkëputjen nga Rusia

albnews by albnews
7 June, 2022
in Bota
0
Dokumenti, i klasifikuar si ‘sekret’ i BE-së: Vuçiq shtyn shkëputjen nga Rusia
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shërbimet evropiane të inteligjencës kanë bërë një analizë që vlerëson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përpiqet të ndërmarrë hapa për të shtyrë shkëputjen nga Rusia, por edhe për të siguruar lëshime nga Perëndimi.

Dokumenti, i klasifikuar si “sekret”, është përgatitur nga disa agjenci për nevojat e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), në krye të të cilit është shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

RelatedPosts

Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

Europol ngre alarmin: Rrjetet kriminale po rekrutojnë fëmijë për vrasje dhe spiunazh përmes video-lojërave dhe telefonave

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka pasur qasje në këtë dokument, i cili analizon hapat e ardhshëm që do t’i ndërmarrë Vuçiq në politikën e tij balancuese.

Sipas inteligjencës evropiane, pushtimi rus i Ukrainës i ka nxjerrë probleme Vuçiqit sa i përket balancës së pushtetit, duke reduktuar hapësirën e manovrimit të Serbisë në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Çfarë mund të bëjë Vuçiq?

“Për të zbutur presionin e madh të Perëndimit në lidhje me sanksionet, presidenti Vuçiq planifikon të bëjë lëvizje të ndryshme, ndërkombëtare dhe vendore, për të parandaluar implikimet negative për Serbinë, por kryesisht për të ruajtur fuqinë e tij politike”, thuhet në dokument.

Sipas tij, ka shumë gjasa që Vuçiq të shtyjë sa më gjatë formimin e Qeverisë së re të Serbisë, duke e përdorur atë si pretekst për mosvendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Zgjedhjet në Serbi janë mbajtur më 3 prill, ndërsa Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka ndërmarrë asnjë sanksion kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Beogradi zyrtar arsyetohet se po mban një qëndrim të tillë për të “mbrojtur interesat jetike të vendit”.

Në zgjedhjet e prillit, Partia Përparimtare Serbe e Vuçiqit ka fituar 120 ulëse në Kuvendin e Serbisë, nga 250 sa ka gjithsej. Për formimin e Qeverisë nevojiten së paku 126 ulëse.

Sipas dokumentit të BE-së, Vuçiq, me gjasë, pritet të zbatojë një “politikë të hapave të vegjël” për ta afruar Serbinë me Perëndimin.

Qëllimi është të shtyhet shkëputja përfundimtare nga Rusia dhe të përdoret ndryshimi i ardhshëm i drejtimit të politikës së jashtme për të siguruar sa më shumë koncesione politike dhe ekonomike për Serbinë.

Roli i Kishës Ortodokse Serbe në rast të shkëputjes nga Rusia

Dokumenti i BE-së vlerëson se Kisha Ortodokse Serbe do të luante një rol kyç nëse Serbia vendos të kthehet kah Perëndimi.

Thuhet se patriarku Profirije – i afërt me presidentin serb – do të luante një rol të rëndësishëm në pranimin e politikës pro-perëndimore të Serbisë nga popullata.

“Donacionet bujare shtetërore për Kishën Ortodokse Serbe do ta ndihmojnë Profirijen që ta bindë klerin në këtë drejtim”, thuhet në dokument.

Shtohet se zgjedhja e Kishës për të mos marrë anë në luftën në Ukrainë, e ka lehtësuar situatën për Vuçiqin, duke i krijuar një hapësirë të caktuar për t’u distancuar nga Rusia.

Përfitimet e Vuçiqit nga e djathta

Shërbimet evropiane të inteligjencës vlerësojnë se Vuçiq, në një periudhë të ardhshme, do të përpiqet ta shfrytëzojë opozitën e djathtë pro-ruse në Parlament si justifikim për mosmiratimin apo shtyrjen e vendimeve të vështira në politikën e jashtme.

“Vuçiqit i konvenon prania e një opozite të tillë, sepse i mundëson t’i paraqitet Perëndimit si politikan i moderuar”, thuhet në dokument.

Serbia, aleate e Rusisë në njërën anë, është edhe vend kandidat për anëtarësim në BE, në anën tjetër.

Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht i bën thirrje që të ndjekë regjimin e sanksioneve kundër Rusisë.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka thënë se nuk mund të ketë të ardhme evropiane për shtete që mbajnë kontakte me presidentin rus, Vladimir Putin. /rel/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Bishop thotë se Partia Laburiste i grupon azilkërkuesit në një grup të vetëm.

Bishop thotë se Partia Laburiste i grupon azilkërkuesit në një grup të vetëm.

22 November, 2025
Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

22 November, 2025
Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull

Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull

22 November, 2025
Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares

Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares

22 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result