Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një lidhje direkte me ‘News24’ ka deklaruar se ndihet mirë pavarësisht simptomave që ka nga COVID-19.
Vasili është shprehur se ka ka respektuar të gjitha protokollet që janë vendosur kundër virusit. Ai tregoi se ka shkuar në spital për të bërë të gjitha ekzaminimet e duhura, ka qëndruar dy tre ditë dhe se sot ka lënë spitalin. Ai ka kryer tamponin e rradhës i cili ka rezultuar negativ.
“Kontaktet janë rastësore dhe të pamundura të identifikohen, pasi ky sistemi gjurmimi që kemi nuk bën të mundur identifikimin. Unë pata disa probleme me temperaturën dhe kaq. Nuk kisha probleme të tjera. Kërkova të bëja tamponin dhe e bëra tamponin më pas ndoqa disa nga protokollet e gjithëpranuara. Ishte e nevojshme për të bërë disa ekzaminime. Bëra analizat rutinë. Dy tre ditë qëndrova në spital. Unë kam bërë trajtimin aty ku e pashë të arsyeshme. Nuk kam pse ta ndaj me publikun”, tha Vasili.
Nëse do e mbajë maskën në vijim, politikani është shprehur se është mjet por jo i parë dhe nuk na mbron nëse nuk ka distancim fizik dhe dezinfiktim.
‘Unë nuk e kam mbajtur, është një mjet , nuk është i mjeti i parë por pa testim, në rast se nuk ka dezinfektim, nuk krijohet distancimi a na mbron maska?‘- tha Vasili.
Lajmi se Petrit Vasili është infektuar me COVID u dha dy ditë më parë në media. Ky është rasti i parë me Covid-19 në LSI, kryetarja e të cilës, Monika Kryemadhi është gjobitur dy herë bashkë me anëtaret, Elona Guri dhe Floida Kërpaçi për mosmbajtje maske.