Dollari u forcua me 0.43 lekë, euroja humbi terren me 0.12 lekë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten leku forcoi pozitat ndaj euros dhe humbi terren në raport me dollarin amerikan.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 106.21 lekë ose 0.43 lekë më shumë se një ditë më parë.

Ndërsa euroja u zhvlerësua me 0.12 lekë dhe këmbehet me 123.76 lekë.

Në pozita të kundërta këmbehet me lekun edhe paundi britanik e franga zvicerane.

Monedha britanike u forcua me 0.78 lekë dhe këmbehet me 135.35 lekë, kurse monedha zvicerane humbi 0.25 lekë dhe këmbehet 114.80 lekë.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore./ATSH/

Share This Article