Dollari u zhvlerësua e euro u forcua karshi lekut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në tregun e këmbimit valutor të Shqipërisë të premten, monedha e gjelbër amerikane u zhvlerësua me 1.20 lekë, ndërsa euro u forcua lehtë me 0.02 lekë, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot dollari amerikan këmbehet me 109.62 lekë dhe monedha europiane në kuotën e 124.11 lekëve.
Këtë fundjavë në pozita të luhatshme krahasuar me një ditë më parë paraqitet edhe paundi britanik e franga zvicerane.

Paundi britanik këmbehet me 138.47 lekë ose 0.44 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 114.51 lekë ose 1 lekë më pak se ditën e enjte.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se tregu i këmbimit valutor paraqitet i stabilizuar dhe luhatjet janë brenda parashikimeve të diktuara nga kërkesë oferta/ATSH

Share This Article