Dom Artur Jaku: Kufizimi orar ka humbur entuziasmin e Krishtlindjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Famulltari i Shkodrës Dom Artur Jaku për RTV Ora ka treguar se kufizimet në orar dhe në lëvizje si pasojë e pandemisë e kanë ulur disi atmosferën festive të Krishtlindjeve në vend.

Dom Artur Jaku ka thënë se pavarësisht këtyre kufizimeve, besimtarët do ta gjejnë një mënyrë për ta kompesuar këtë kohë.

Kufizimi orar dhe i lëvizjes ka humbur entuziasmin dhe mundësinë që njerëzit të takohen me njëri-tjetrin lirisht, të shkëmbejnë dhurata, të konsumojnë dreka e darka. Megjithatë shpirti nuk humbet asnjëherë. Kishim regjimin komunist që ishte një regjim i egër, dhe janë gjetur forma e mundësi për të kremtuar këtë festë. Besoj se edhe këtë herë disi janë reduktuar mundësitë, por do të gjejmë forma alternative për ta kompesuar këtë kohë”, tha ai.

Share This Article