Dom Gjergj Meta: Turp për Policinë! Turp! Janë qytetarë, jo kriminelë e as trafikantë droge

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dom Gjergj Meta ka reaguar ashpër sot për dhunën e ushtuar nga policia kundër qytetarëve që protestuan në sheshin “Skënderbej”. Në një reagim në mediat sociale, Gjergj Meta shkruan se ajo që ndodhi sot është jë turp për policinë.

Ai shton se ata qytetarë që u dhunuan, nuk ishin as kriminel, e as evazor fiskal, por janë qytetarë që janë zemërim brenda vetes e nuk mund të dënohen.

“TURP PËR POLICINË! TURP! Njerëzit e ndaluar në protestë sot janë qytetarë të këtij vendi. Nuk janë as kriminelë, as evazorë fiskalë, as trafikantë droge, as përfitues tenderash. Kanë zemërim brenda vetes që gjithsesi nuk dënohet me ndalim nga policia.

Policia është në shërbim të popullit dhe duhet të jetë aty ku e “thërret” krimi, vrasja, evazioni fiskal, oligarkët që nënpaguajnë punëtorët dhe jo para teatrit apo në shesh për të arrestuar aktivistët të zemëruar. Turp t’i vijë kush i urdhëron të arrestojnë njerëz të zemëruar. Turp!”, shkruan Meta.

Sot paradite, dhjetëra qytetarë janë mbeldhur për të protestuar tek sheshi “Skënderbej”. Policia ka ndërhyrë dhe i ka shpërndarë me dhunë. Efektivët kanë shoqëruar duke përdorur forcën, avokatin Altin Goxhaj, aktivistin Arben Kola dhe juristen Ira Kurti. Kjo është protesta e dytë brenda pak ditësh që shpërndahet në një mënyrë të tillë.

Share This Article