ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri 18 minutes ago
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës? 53 minutes ago
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses 4 hours ago
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë 4 hours ago
Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Dom Lazër Shantoja, kleriku i parë martir shqiptar

albnews by albnews
9 February, 2022
in Albania
0
Dom Lazër Shantoja, kleriku i parë martir shqiptar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti përkujtoi sot ” Dom Lazër Shantojën, klerikun e parë martir në Shqipëri.

“Kujtojmë sot poetin, publicistin, përkthyesin, martirin, Dom Lazër Shantoja”, thekson Margariti në rubrikën “Muaji i Kujtesës”.

RelatedPosts

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024

Dom Lazër Shantoja lindi më 2 shtator 1892 në Shkodër. Nga faltorja shtëpiake e dy prindërve fort besimtarë, Lazri e gjeti shpejt veten shërbëtor të Kishës universale.

Pas pesëmbëdhjetë vjetësh mërgimi, Shantoja u kthye në Shqipëri në një kohë të zgjedhur keq. U vendos në Tiranë me nënën, librat e pianoforten. Si i internuar nga Zogu, u afrua me rrymat politike të periudhës së pushtimit italian. Në dhjetor të vitit 1944, ndërsa jepte e merrte në shtypshkronjë me korrekturën e bocave të botimit të plotë të “Faustit”, u arrestua. E pushkatuan në fushat e shkreta të Tiranës.

Dom Lazri qe poet, dramaturg, prozator, publicist, orator, përkthyes i talentuar.  Krijimet e para të Shantojës, poezi satirike, botuar te “Ora e Maleve”, prekin problemet më të mprehta të kohës. Janë satira militante, që vihen fuqimisht në mbrojtje të shtetit të ri e të brishtë demokratik shqiptar.

Dom Lazër Shantoja la një numër të madh veprash, të cilat janë mbledhur me zell e përkushtim nga Arben Ndreca në dy vëllime me qindra faqe, që përmbledhin jo vetëm veprat e njohura, si “Për natë kazanash”; përkthimet e “Faustit” dhe “Hermani e Doroteja” të Gëtes e “Vilhelm Telit” të Shilerit, por edhe shkrimet e tij të shumta, shpërndarë ndër gazeta e revista të kohës, si “Leka”; “Cirka”; “Zani i Shëna Ndout” e sidomos tek “Ora e maleve”, ku bashkëpunoi ngushtë me Atë Harapin, Atë Fishtën e Luigj Gurakuqin.

Më 1920 poeti botoi te “Zani i Shna Ndout” ciklin me tingëllima “Duhia” në të cilin bëjnë pjesë: “Duhia”, “Lamtumira”, “Kështjelli” dhe “Baria”, kushtuar atdhetarit në zë, Imzot Gjergj Kolecit./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

14 November, 2025
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

14 November, 2025
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

14 November, 2025
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë

Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result