Domatja, artikulli kryesor i eksporteve buqësore shqiptare 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, eksportet e produkteve bujqësore gjatë pesë muajve të parë të vitit kanë arritur në 167 mijë tonë. Në vlerë ato llogariten në 24.3 miliardë lekë.

Gjithnjë sipas këtyre të dhënave domatja është produkti bujqësor më i shitur. Ajo zë një peshë prej 17 për qind të eksporteve.

Në 5 muaj janë eksportuar 27.5 mijë tonë domate me një vlerë prej 2.2 miliardë lekësh. 

Kategorinë e dytë më të shitur e përbëjnë produktet lakër, lulelakër dhe rrepa të bardha,  të cilat zënë një peshë prej 12.47 për qind ndaj totalit të eksporteve. Për periudhën janar-maj 2023 janë eksportuar afro 20.9 mijë tonë, me vlerë 1.17 miliardë lekë.

Trangujt po ashtu zënë një peshë të konsiderueshme me 10.55 % ndaj totalit të eksporteve. Gjatë 5-mujorit janë tregtuar në tregjet rajonale, europiane dhe më gjerë afro 17.6 mijë tonë, me një vlerë prej 1,4 miliardë lekësh.

Share This Article