Dominon finalen e Lojërave Mesdhetare, Luiza Gega i dhuron Shqipërisë rekord dhe medalje ari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Luiza Gega mori medaljen e arit në garën e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Një fitore e padiskutueshme, nga vrapuesja shqiptare që dominoi finalen duke vendosur rekordin e ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e arritur në Hengelo të Holandës. një muaji më parë.

Kjo është medalje e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare, pas asaj të “Tarragona 2018”, dhe dëshmon se shqiptarja është ndër atletet më në formë të kësaj disipline të vrapit, të paktën në Europë. 

Një tjetër rezultat të mirë për Shqipërinë e ka vendosur Franko Burraj, i cili arriti finalen e 400 metrave për meshkuj, duke vendosur rekord kombëtar me kohën 46:26.

Share This Article